Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka dorëzuar një draft të Asociacionit presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Sipas tij, Rama nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin Kurti.
Ai tha se nuk kanë interes që ta kenë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përgatitur nga pala shqiptare. Këto komente Konjufca i bëri pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.