F.B.
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismeti Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e karatesë, pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror në Budapest, ku ekipi i vajzave fitoi medaljen e bronztë në ekipore.
“Presidenti Krasniqi përgëzoi ekipin e vajzave, duke thënë se suksesi i tyre na bënë krenarë të gjithëve dhe që vjen pas një pune dhe përkushtimi ndër vite të karateisteve dhe gjithë komunitetit të karatesë. Në emër të ekipit, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, falënderoi drejtuesit e KOK-ut për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se suksesi i arritur erdhi pas një konkurrence tejet të fortë, ku u përballën me shtete që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kampionate Botërore, por edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020”, thuhet nw njoftimin e KOK-ut.
Për rrugëtimin deri tek medalja dhe sfidat që kishin, folën edhe përzgjedhësi, Isak Latifi, trajneri Alban Beqiri dhe karateistet, Fortesa Orana, Vlera Qerimi e Hatixhe Zejnullahu.