F.B.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar konferencë për media me rastin e hapjes së Javës Olimpike 2023.
Kryetari i KOK-it, Ismet Krasniqi, tha se qëllimi i kësaj jave është përfshirja e sa më shumë fëmijëve e të rinjve që të merren me sa më shumë aktivitet sportive.
“Arsyeja e kësaj konference është hapja e javës Olimpike 2023 e cila do të zgjasë prej sot deri me 16 qershor edhe këtë herë Komuniteti Olimpik së bashku me federata do të organizojnë aktivitete të shumta, ku qëllimi kryesorë është përfshirja sa më shumë fëmijëve dhe të rriturve që të merren me sa më shumë aktivitet. Edhe motoja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është që sa më shumë të merremi me sport, sa më shumë të jemi aktiv me sport”, tha ai.