“Milani është një skuadër e fortë, mjafton fakti që e ke si rival për t’u motivuar”, ka thënë Jurgen Klinsman në hyrje të intervistës së tij për “La Gazzetta dello Sport”, duke vazhduar edhe analizën e tij mbi ata që sipas tij do të jenë vendimtarë në ndeshje.
“Këtë trofe, unë mendoj se Interi do ta fitojë vetëm nëse arrin të shfrytëzojë në maksimum sulmuesit e tij.
Edhe Lukaku do të rikthehet, por fakti që Xheko sa më shumë plaket aq më shumë shënon dhe Lautaro, i cili tregon çdo javë që është një kampion, janë sinjalet më të mira për Inzagin.
Vërtet Interi është larg Napolit, por mentaliteti europian që ka treguar mund ta bëjë të jetë viti i Europës”, është shprehur Klinsman.