Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin duket se e ka humbur garën e saj për një mandat të dytë të dielën, me partinë e saj të prirë drejt humbjes nga dy kundërshtarë konservatorë në një garë jashtëzakonisht të ngushtë trepalëshe për kontrollin e parlamentit.
Finlanda pritet që shumë shpejt të anëtarësohet në NATO, pasi edhe vendi i fundit Turqia i dha përkrahje javën e kaluar.
Partia e Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë fitoi mbrëmjen e së dielës me rreth 97.7% të votave të numëruara, duke dalë në krye me 20.7%. Ata u ndoqën nga afër nga partia populiste e krahut të djathtë, finlandezët me 20,1%, ndërsa socialdemokratët morën 19,9%.
Me tre partitë kryesore që secila merr rreth 20% të votave, asnjë parti nuk është në gjendje të formojë një qeveri e vetme. Mbi 2,400 kandidatë nga 22 parti po konkurronin për 200 vendet në parlamentin e vendit nordik.
“Bazuar në këtë rezultat, bisedimet për formimin e një qeverie të re në Finlandë do të nisin nën udhëheqjen e Partisë së Koalicionit Kombëtar”, tha kreu i partisë Petteri Orpo, teksa pretendoi fitoren i rrethuar nga mbështetësit.