FB
Ushtria e Kinës tha sot se është “gati për të luftuar” pas përfundimit të stërvitjeve luftarake treditore në shkallë të gjerë rreth Tajvanit.
Pjesë e stërvitjes ishte edhe simulimi i izolimit të ishullit të pavarur. Stërvitjet ushtarake ishin një përgjigje ndaj udhëtimit të presidentes tajvaneze në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.
Manovrat kishin për qëllim të dërgonin një paralajmërim për ishullin e pavarur të Tajvanit, që Kina thotë se është pjesë e saj, tha sot ushtria e Kinës.
“Trupat luftarake janë gati të luftojnë në çdo kohë dhe mund të luftojnë në çdo kohë për të goditur me vendosmëri çdo formë të “pavarësisë së Tajvanit” dhe përpjekjet për ndërhyrje të huaja”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë kineze.