Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radio Evropën e Lirë se ka pranuar kërkesën nga Serbia, lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. “Aktualisht jemi duke e shqyrtuar këtë kërkesë” – u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë.
“KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision. Serbia këtë kërkesë e ka bërë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit. /REL