E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

KFOR: Përmbahuni nga provokimet, duhet ta kërkojmë zgjidhjen përmes dialogut

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga provokimet dhe të kërkojnë zgjidhje përmes dialogut.

Në një intervistë për “European Western Balkans”, zyrtarë të saj kanë potencuar se KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë të nevojshme për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për të ecur përpara”.

“Me më shumë se 3,700 trupa të kontribuar nga 27 vende, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s, KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet nga zyrtarë të KFOR-it.

ADVERTISEMENT

“Heqja e barrikadave u bë me përpjekjet intensive të aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të zbutur tensionet, me mbështetjen kryesore nga KFOR-i dhe misioni i udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX). Demontimi i postblloqeve përfundimtare u krye në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt për të shmangur incidentet dhe rreziqet e tjera për sigurinë lokale. Ajo që tani është e rëndësishme është që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet provokuese dhe të kërkojnë më tej zgjidhje përmes dialogut. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në të gjithë rajonin. KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë të nevojshme për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për të ecur përpara. KFOR-i ka luajtur një rol kyç në zbutjen e tensioneve të fundit, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësi dhe personel për të vazhduar kryerjen e mandatit të tij, ndërsa komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ristuccia mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët relevante”, u theksua nga Zyra e KFOR-it në Prishtinë.

Për më tepër, NATO-ja mbështet dialogun Beograd – Prishtinë “si platforma kryesore për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin”.

KFOR-i shton se i ka të gjitha burimet e nevojshme për të përmbushur misionin e tij.

“Komandanti i KFOR-it e bëri të qartë se KFOR-i është përgjegjës për ofrimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së. Ai gjithashtu theksoi se KFOR-i i ka të gjitha resurset e nevojshme për të përmbushur misionin e tij. Për më shumë se njëzet vjet, KFOR-i ka demonstruar se është në detyrën e tij, falë një qëndrimi të dukshëm, të shkathët dhe përshtatës në terren dhe paanshmërisë së tij në mbështetje të nevojave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thanë zyrtarët e KFOR-it.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Sipas draft-statutit, Asociacioni parashihet të ketë presidentin dhe kuvendin e vet si strukturë organizative

Sipas draft-statutit, Asociacioni parashihet të ketë presidentin dhe kuvendin e vet si strukturë organizative

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

21 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL