F.B.
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka reaguar pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në veri.
Në reagim thuhet se KFOR është njoftuar pak para aksionit të policisë.
Sipas komunikatës për media KFOR-i ka thënë se pret konsultime me kohë për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.
Tutje thuhet se KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe se dialogu është sigurimi i kornizës së sigurisë të nevojshme për të ecur përpara diplomacisë.
“Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat të të gjitha komuniteteve”, thuhet në komunikatën për media nga KFOR.