F.B.
Drita do të nisë javën e ardhshme aventurën e re në garat evropiane.
Gjilanasit, që janë kualifikuar direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, do të takohen me Viktoria Plzenin.
UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Armenia për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.
Henrik Nalbandyan do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Mesrop Ghazaryan dhe Gevorg Shakhkaldyan do të jenë ndihmësit e tij.
Ndërkaq, Vardan Manukyan është caktuar për rolin e gjyqtarit të katërt.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 27 korrik, në “Doosan Arena”, nga ora 19:00.