Në Komoran, të premten, policia ka arrestuar një person që dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar me vrasje një person tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.