Kenan Haxhihamza është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 28-të të Superligës së futbollit.
Portieri i Dukagjinit i bëri gjashtë pritje të shkëlqyeshme në ndeshje me Prishtinën, duke qenë kësisoj më meritori në fitoren e klinasve në kryeqytet me rezultat 2:1.
Pasi e mori këtë çmim, portieri i Dukagjinit u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme, derisa beson se ecuria pozitive e skuadrës së tij të vazhdojë.
“Të zgjedhësh më i miri i javës dhe sidomos në një përballje në transfertë kundër një ekipi si Prishtina është kënaqësi e veçantë. Dukagjini po kalon një seri pozitive të rezultateve dhe kjo na bënë të besojmë që ecuria jonë do të vazhdojë edhe në xhirot në vijim, e ku secila ndeshje do të jetë finale në vete. Këtë çmim ja dedikoj bashkëlojtarëve, pa të cilët edhe performanca ime do të ishte më e vështirë”, theksoi Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.