FB
Të enjten do të zhvillohet ndeshja e pestë finale mes Trepçës dhe Pejës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, nga ora 20:00.
Ndeshja pritet të jetë tejet interesante për faktin se skuadra fituese do të shpallet edhe kampione e Kosovës për këtë sezon.
KB Peja ka njoftuar se për këtë ndeshje do të ketë organizim edhe në shtëpinë e tyre, në palestrën “Karagaçi”.