FB
Golden Eagle Ylli ka triumfuar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 75:89 (15:15, 18:32, 18:24, 24:18), në javën e 26-të të Prince Caffe Superligës.
Më i miri te vendasit ishte Devi Johnson me 27 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Chris Harris me 12 pikë e 19 kërcime dhe Ardit Pepaj me 16 pikë.
Vëllaznimi tani ka tetë fitore e 18 humbje, kurse Ylli 19 fitore e shtatë humbje.