F.B.
Junior 06 Moni Bau triumfoi ndaj Penzës, duke siguruar fitore 92:80 (26:16, 21:16, 14:31, 31:17) në javën e 11-të të Superliga Femrat në Basketboll.
Ndeshja nisi me dominimin e Junior 06, që mbylli çerekun e parë me një diferencë të dukshme prej 26:16. Njëjtë vazhdoi edhe çereku i dytë, ku Junior 06 e mbylli me shifra 21:16, për të shkuar në pushim me rezultat 47:32.
Pjesa e dytë e ndeshjes nisi më mirë për mysafiret që e fituan çerkun e tretë me shifrat 14:31, derisa dhjetëminutëshi i fundit ishte i dominuar nga Junior 06 që mbylli çerkun 31:17, për të fituar ndeshjen me shifrat 92:80.
Më e mira te Junior 06 ishte Abigal Ogle me 34 pikë, tetë asistime, pesë kërcime, ndërsa te Penza më e mira ishte Nicole Terry me 40 pikë,10 asistime dhe 20 kërcime.
Pas këtij rezultati, Junior 06 Moni Bau ka regjistruar katër fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Penza ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.