FB
Edward P.Joseph, professor në Universitetin John Hopkins në Uashington, tha të premten se zbatimi i marrëveshjes së arritur muajin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përballët me sfida të mëdha për shkak të paqartësive të asaj rreth së cilës palët janë pajtuar.
Ai i bëri këto komente në Prishtinë gjatë një debate me temën ‘’ Marrëveshja Kosovë – Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë’’, e organizuar nga Institut Kipred dhe universiteti
‘’John Hopkins’’.