E Hëne, Shtator 15, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Joseph i thotë Kurtit se po i shkel fjalët që shkroi vetë në NYT: Rritja e tensioneve i konvenon Rusisë dhe Serbisë

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti amerikan dhe profesori, Edward P.Joseph, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë dhe veprimet e Qeverisë Kurti në raport me veriun e vendit, përkatësisht mbylljen e pikave të postës serbe në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Joseph ka rikujtuar një shkrim autorial të kryeministrit Albin Kurti të publikuar ditë më parë në gazetën amerikane “The New York Times” ku kryeministri kosovar flet për paqen si një punë e vështirë dhe dinamike që duhet të ruhet dhe që konflikti në Ballkan tërheq lojtarët e huaj në kufi dhe kërcënon sigurinë e Evropës.

Joseph në reagimin e tij ka thënë se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij “të njëanshme dhe të pakoordinuara” me SHBA-në, ka kundërshtuar qëndrimet e tij të thella të cilat i ka shkruar në shkrimin autorial në New York Times e datës 5 korrik.

Joseph ka shkruar se mbyllja e postave serbe në mënyrën se si e ka bërë Qeveria Kurti e cenon paqen dhe se rritja e tensioneve i përshtatet interesave të Rusisë dhe Serbisë.

ADVERTISEMENT

“Veprimet provokuese e bëjnë shumë më të vështirë për serbët etnikë që t’i bashkohen institucioneve të Kosovës dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në demokracinë e Kosovës”, shkruan Joseph, raporton Express.

Megjithatë Joseph shkruan se veprimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti e vërtetojnë atë që Kurti shkruan me dorën e vetë në The New York Times se roli i NATO-s në Kosovë edhe pas 25 vitesh ndërhyrje, mbetet më vendimtar se kurrë.

“Nga ana tjetër, veprimet e fundit të Kurtit vërtetojnë vëzhgimin më të mprehtë nga shkrimi i tij në Times:“Një çerek shekull pas ndërhyrjes së saj, roli i NATO-s në Kosovë dëshmon se organizata [mjerisht] është më vendimtare se kurrë.””, shkruan Joseph.

Në fund analisti dhe eksperti amerikan thotë se interesat strategjike të Kosovës janë që të ecet përpara drejt anëtarësimit në NATO, për të mos e lënë Kosovën si protektorat të përhershëm të NATO-s.

Joseph i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të tërhiqet nga veprimet e datës 5 gusht dhe të kthehet tek fryma e artikullit të publikuar në The New York Times të shkruar më 5 korrik./GazetaExpress/

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, shkak prononcimet për rrahjen ku u përfshi Noizy

Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, shkak prononcimet për rrahjen ku u përfshi Noizy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

4 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

4 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

4 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

4 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

4 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

4 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

5 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL