f.b.
Javën që vjen fillon Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se kryeministri i Kasovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Përmes një postimi në platformën X, Rohde ka bërë të ditur se javën tjetër do të nisë Forumi Ekonomik Botëror në Davos.
Sipas tij, nga të gjitha temat relevante, arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë, në veçanti reflekton për Kosovën, për dialogun Kosovë-Serbi dhe të të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se është i kënaqur që do të shohë se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq do të jenë prezentë aty.