F.B.
Izraeli ka siguruar kufirin me Gazën pasi militantët e Hamasit depërtuan përmes një gardhi kufitar në shumë vende të shtunën dhe ka vazhduar të godasë Gazën me sulme ajrore vdekjeprurëse, duke zhvendosur më shumë se 100 mijë njerëz.
Izraeli ka thënë se ka rimarrë kontrollin e gardhit kufitar me Gazën dhe ka arritur të bllokojë vrimat nga ku militantët e Hamasit depërtuan. Por, ka shqetësime se gardhi nuk është rruga e vetme për të kaluar në pjesë të Izraelit jugor. Rreth 690 persona janë vrarë nga sulmet ajrore në Gaza, kanë thënë autoritetet palestineze.