Përderisa izraelitët janë duke vazhduar për të dymbëdhjetën javë me radhë me protesta masive për kundërshtimin e reformës ligjore të kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, edhe ministri i Mbrojtes së vendit ka kërkuar ndalimin e saj.
Yoav Gallant i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të ndalojë planet e diskutueshme për një rishikim të sistemit të drejtësisë, duke thënë se kriza po shkakton trazira sociale dhe mund të dëmtojë sigurinë e Izraelit.
Megjithatë, deri më tani, Netanyahu ka kundërshtuar thirrjet për të hequr dorë nga reforma.
Kujtojmë se ligji është pjesë e një plani të diskutueshëm të qeverisë së djathtë për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit, plan që ka çuar në protesta masive prej disa muajsh.