F.B.
Ka shpërthyer vullkani Etna në jug të Italisë.
Sipas lajmit të BBC-së, dje ka ndodhur një shpërthim në vullkanin Etna në ishullin italian të Siçilisë..
Sipas zyrtarëve italianë shpërthimi është një “paralajmërim”, duke theksuar se niveli i paralajmërimit për vullkanin është ngritur një shkallë.
Pas shpërthimit fluturimet në Aeroportin Catania të rajonit të Siçilisë ishin anuluar përkohësisht.
Në lajmin e agjencisë italiane Ansa, thuhet se fluturimet janë ndaluar deri në orën 13:00 me kohën lokale në këtë aeroport.