F.B.
Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll.
Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 31:27 ndaj Ferizajt, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Gjithçka ishte e qartë në minutën e 56-të kur Istogu avancoi me pesë gol (29:24).
Istogu ngadhënjeu me rezultat 31:27.
Kryetrajneri Faruk Shala shprehet i lumtur për fitoren dhe trofeun në hapje të edicionit të ri.