Të shtunën (sot) prej orës 18:00 janë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Skuadrat mysafire, Istogu e Ferizaj, synojnë që me fitore të reja të bëjnë vend në finale.
Skuadra nikoqire, Kastrioti e Vushtrria, kanë plane të tjera.
Pas fitores 41:25 në ndeshjen e parë, Istogu llogaritet favorit i madh ndaj Kastriotit.
Ndeshja e dytë luhet nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, kurse istogaset janë favorite të mëdha.
Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, ndërsa ka dominuar edhe garën për Kupë.
Ferizaj ka fituar 25:18 ndeshjen e parë me Vushtrrinë. Në Vushtrri udhëton për fitore, por vushtrriaset do të japin maksimumin për të barazuar rezultatin në 1:1 dhe për të siguruar ndeshjen e tretë.