FC Ferizaj ka njoftuar se ka emëruar Ismet Munishin trajner i skuadrës së parë.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Marrëveshja e nënshkruar sot në zyret e klubit, ka të bëjë për një periudhë së paku dy-vjeçare.
Me rastin e prezantimit, trajneri Munishi deklaroi se sot është i lumtur që ka nënshkruar kontratë me njërën ndër ekipet më të organizuara në futbollin kosovar.
“FC Ferizaj pavarësisht që do të garojë në Ligën e Parë, jam i bindur se do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion i Superligës. Projekti është shumë serioz, ne e synojmë jo vetëm Superligën, por edhe Evropën në një periudhë të afërt”, ka thënë Munishi
Tutje, ai ka premtuar se do të jap më të mirën nga vetja që ta kthej klubin në nivelet më të larta sepse tifozët e klubit “UJQIT”, qytetarët e Ferizajt e meritojnë më shumë se gjithë të tjerët që ky klub t’i përfaqësoj e t’i bëjë krenar.