E Shtunë, Shtator 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Ish-shefi i Kabinetit dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinajt deklarohen të pafajshëm për korrupsion

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gani Demaj, ish-shef i Kabinetit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Jahja Lluka, ish-këshilltar politik i tij, u deklaruan të pafajshëm në rastin ku po akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Lluka dhe Demaj po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me rastin e kryerjes së punëve në varrezat e dëshmorëve dhe heronjve si Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi, Qazim Jakupi, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deklarimin rreth fajësisë dy të akuzuarit e kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj.

“Plotësisht i pafajshëm edhe jam i ofendum”, tha i akuzuari Lluka.

Po ashtu, i pafajshëm u deklarua edhe i akuzuari Demaj.

Andaj, gjykatësi Gëzim Ademi konstatoi se meqenëse të akuzuarit janë deklaruar se nuk e ndjejnë veten fajtorë, gjykata i njofton se brenda afatit prej 30 ditëve mund ta bëjnë kundërshtimin e provave dhe aktakuzës.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 22 shtator 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Jahja Lluka dhe Gani Demaj po akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Aktakuza thotë se i akuzuari Lluka si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në pozitën e këshilltarit politik të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tejkaluar kompetencat e tij me rastin e angazhimit të drejtpërdrejtë të kompanisë “NTP Art Cora”, për kryerjen e punëve në varrezat e dëshmorëve dhe heronjve: Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi, Qazim Jakupi, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, me ç’rast kompanisë së lartcekur i mundëson përfitim në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërsa sipas akuzës, i akuzuari Demaj duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, konkretisht në pozitën si shef i kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tejkaluar kompetencat e tij, i cili ka vepruar kundërligjshëm, duke nënshkruar faturat për varrezat e lartcekura.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Lluka dhe Demaj kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, Rregulloren për Shpenzimin e Parasë Publike si dhe Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave, ashtu që të njëjtit pa i përfillur procedurat e prokurimit, e duke ia mohuar të drejtën e konkurrimit kompanive të tjera, duke punuar pa projekt, pa raport për përcjelljen e punimeve, pa menaxher të punimeve apo komisioni për vlerësim të punimeve të kryera, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 92 mijë e 827 eurove e 61 centëve.

Me këto veprime, Lluka dhe Demaj po akuzohen secili veç e veç se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga Neni 422, paragrafi 2, lidhur me Nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
Franca “digjet”, Macron-i bën lëvizjen e papritur

Franca “digjet”, Macron-i bën lëvizjen e papritur

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2 DITË MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

3 DITË MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

3 DITË MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

3 DITË MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

3 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

2 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

3 DITË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

3 DITË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

4 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL