F.B.
Ish-kyenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri.
Për këtë proces ajo e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Tahiri ka shkruar në “Facebook” se ky është një poshtërim që Kurti po ua bën katër kryetarëve të veriut. “Poshtërimi i kryetarëve te komunave në veri përmes peticionit të serbëve – në fillim Kurti ua krijoi iluzionet tash poshtërimin”, ka shkruar Tahiri.