Ish-kryediplomatja e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla ka reaguar pas prononcimit për media të kryeministrit Albin Kurti nga Ohri.
Sipas saj, Kurti dukej i shqetësuar dhe në tension.
“Kryeministri Kurti duket i tensionuar dhe i shqetësuar”, ka shkruar ajo.
Kryeministri ka folur për media pas 12 orëve negociata, pas të cilave u dakordua me Vucicin për Aneksin e Implementimit.