E Merkurë , Korrik 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Ish-komandanti i KFOR-it: Vuçiqi i zoti me eskalim, por s’do të shkonte aq larg sa ta sulmonte Kosovën me të vërtetë

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler, ka deklaruar se Kosova është në një situatë të rehatshme në aspektin strategjik dhe se nuk ekziston ndonjë kërcënim real, prandaj sipas tij qytetarët nuk kanë arsye të frikësohen.

Megjithatë ai theksoi se është shqetësuese lufta hibride e Rusisë në Evropë.

“Ne duhet të jemi të qartë se Rusia po ndërmerr një fushatë të luftës informative kundër Perëndimit dhe po përpiqet të destabilizojë shoqëritë tona me anë të dezinformatave, me atë që quhet luftë hibride dhe po përpiqet të ndikojë edhe të Serbia që të bashkëngjitet në këtë luftë hibride”, deklaroi Byhleri.

Duke folur lidhur me sulmin e Banjskës, ish-komandanti i KFOR-it tha se ka qenë një sulm terrorist dhe se kur ka parë pamjet nga trajnimet që ky grup kryente në Serbi, i është kujtuar edhe vendi ku janë kryer këto trajnime për sulmin në Banjskë.

Ai thotë se një sulm tjetër terrorist nuk është i mundur pa njohurinë e institucioneve të sigurisë të Serbisë ose edhe të vetë regjimit në Beograd.

“Duhet të shohim anën pozitive. Policia e Kosovës është aq mirë e trajnuar që të mund të ballafaqohet edhe me sulme të tilla të mëdha terroriste apo kriminale. Por nëse e shohim atë pamjen e gjerë sa i përket kërcënimit nga Serbia, unë po flisja për situatën e rehatshme strategjike ku Kosova gjendet aktualisht. Kosova ka forcën e NATO-s, gjashtë mijë ushtar të KFOR-it brenda saj. Ju mund të argumentoni se mund të mos jenë të mjaftueshëm për të mbrojtur Kosovën në rast të një sulmi më të gjerë, por kur flas për situatën e rehatshme strategjike, nënkuptoj që më së pari ekziston Rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe kjo i jep KFOR-it mandat të qartë për të ofruar ambient të sigurtë në Kosovë”, deklaroi Byhleri.

ADVERTISEMENT

Ish-komandanti i KFOR-it, mes të tjerash, foli edhe për deklaratat kërcënuese të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku tha se është e papranueshme që një shtet evropian ta kërcënojë një shtet tjetër evropian.

“E di që është shumë i zoti me eskalim, por nuk do të shkonte aq larg sa ta sulmonte Kosovën më të vërtetë”, deklaroi gjenerali Byhler.

Ndër të tjera, ai theksoi se është i sigurt se e ardhmja e ushtrisë së Kosovës është në NATO. /rtk

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

5 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

5 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

5 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

5 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

6 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL