Xavi Torres duket të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në futbollin profesionist pasi është dënuar për trukim të ndeshjeve.
Ish-lojtari i Barcelonës, Real Betisit, Getafes, Levantes dhe Elches, ishte përfshirë në “Caso Osasuna” në sezonin 2013/14, ku 11 persona u akuzuan për shpërdorim fondesh në Osasuna.
Drejtorët e klubit zbulohet se kanë nxitur lojtarin e atëhershëm të Betisit, Torres, dhe shokun e tij të skuadrës, Antonio Amaya, në mënyrë që të mundin Real Valladolidin në ndeshjen e 37-të të sezonit. Osasuna ishte në një betejë për rënie nga liga dhe duhej të humbiste Valladolid në mënyrë që të ndihmonte misionin e klubit.
Torres është dënuar me 10 muaj burg, 400 mijë euro gjobë dhe është përjashtuar nga futbolli profesionist për 22 muaj, ka raportuar “Marca”.