E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Ish-drejtori i RTK’së me akuza të rënda për keqpërdorime: Në këtë odë të deputetit të LVV-së u zgjodh drejtori i Radio Televizionit të Kosovës

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar pasi Rilind Gërvalla, një nga donatorët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u zgjodh në pozitën e drejtorit të RTK-së për kanalet në gjuhën shqipe.

Ai tha se nuk ka dashur të flas për RTK-në, por ‘detyrohet’ t’i thotë disa fjalë.

“Krejt çasja që po bahet është e gabueshme! Po sulmohet biri para babës që është i zoti i shpisë!!! Drejtor Gjeneral (i zoti i shpisë) është Shkumbin Ahmetxhekaj e ’baba’ i tij është Besnik Boletini kryetar i Bordit. E ju kolegë të nderum e sulmoni Rilind Gërvallën! Kush e pruni Shkumbin Ahmetxhekajn në krye të RTK? A keni hulumtu? A e keni vet Flutra Kusarin për këtë punë? A e keni vet Vjosa Osmanin, përndryshe presidenten për këtë punë?”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, drejtori Ahmetxhekaj është i dekretuar nga pushteti për me qenë drejtor gjeneral i televizionit publik.

“Edhe ne cilën odë e di ku është vendos që ai me qenë Drejtor Gjeneral! Edhe cili deputet ka qenë ‘veza’ (lidhja) që e ka kry këtë punë. E msit i kësaj pune ka qenë Driton Hetemi e Besnik Boletini në odën e një deputeti të VV. Prandaj, kolegë të dashtun mos ju gjuni në qafë Rilindit se ai tek e fundit është Drejtor i TV e jo Drejtor Gjeneral dhe nuk i ka përgjegjësitë kryesore për RTK”, shtoi ai.

Madje, ai e ka quajtur psikopat Arsim Halilin, i cili ishte u.d. zv/drejtor i RTK-së, duke thënë se bashkë me Ahmetxhekajn i kanë larguar 250 persona nga puna dhe pretendon se i kanë keqpërdorur 400 mijë euro.

“Shkumbini bashkë me atë psikopatin dostin e tij Arsimin i kanë qit prej pune mbi 250 vet, kryesisht raste sociale, janë tu i terrorizu krejt punëtorët e RTK, kanë keqpërdorë me rreth 400 mijë euro me procedura të negociueme të prokurimit, e kanë humb pronën e RTK-së të dhurume prej Qeverisë prej 8h tokë afër Pallatit të Drejtësisë, kanë detyru punëtorët me fallsifiku dokumenta zyrtarë e shumë e shumë keqpërdorime tjera”, vijoi Shala.

ADVERTISEMENT

“Rilindi ka mujt me qenë aktivist po së paku i sinqertë, e klani Shkumbin, Arsim, Flutra Kusari, Festim Kabashi e Gentiana Begolli përveç që janë emisarë politikë të Vjosa Osmanit janë edhe akterët kryesorë të shkatërrimit të RTK-së! Rilindi është njeri para së gjithash! Bindjet e tij politike i përkasin vetëm atij”, përfundoi ai.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Tragjedi në basketbollin amerikan: Përleshje e madhe në palestër, vdes prindi që shkoi ta shikonte djalin në ndeshje

Tragjedi në basketbollin amerikan: Përleshje e madhe në palestër, vdes prindi që shkoi ta shikonte djalin në ndeshje

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 DITE MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL