Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas përfundimit të takimit në Ohër në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Çitaku duke ironizuar ka thënë se ushqimi i preferuar i luanit (Kurtit) janë qershiat.
“Studimet e fundit thonë se qershiat janë ushqimi i preferuar i luanit” – ka shkruar Çitaku në Facebook
Pas 12 orëve bisedime, ka përfunduar takimi i Kurtit dhe Vuçiq në Ohër me ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian.
Pas takimi, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell është deklaruar se Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë “për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”. Pra, me pak fjalë, të nis zbatimin e nenit 7 që ishte konsideruar problematik në Kosovë.