Një numër i madh i gazetarëve dhe kamermanëve janë duke pritur para objektit të Prokurorisë Speciale, ku po intervistohet Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Pamjet i ka publikuar gastronomi Arian Henci, në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas televizionit publik, Berishaj po intervistohet që nga ora 08:30.
Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.