FB
Interi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 2010, kur edhe ishte shpallur kampion i Evropës.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi eliminoi sonte rivalin lokal, Milanin, në gjysmëfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0, me Interin që në finale kalon me rezultatin e përgjithshëm 3:0.
Pjesa e parë u përshkrua me raste nga të dyja skuadrat, me Milanin që dukej më kërkues, por që nuk ia doli të shënonte.
45 minutat e parë u mbyllën baras dhe pa gola.
Goli i vetëm dhe i fitores sonte për “Nerazurrët” erdhi në pjesën e dytë, me Lautaro Martinezin, që shënoi në minutën e 74.