FB
Interi ka qenë në rrugën e duhur për t`i dhënë fund një ecurie prej pesë ndeshjesh pa fitore, por një gjë të tillë nuk e ka lejuar Antonio Candreva.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të Inter ka ndarë pikët me Salernitanan. Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1.
Qysh herët, në minutën e gjashtë, Gosenspas një asistimi nga Lukaku, i ka dhënë epërsinë Interit.
Rezultati mund të thellohej në favor të klubit nga Milano, por Joaquin Correa dhe Lukaku hodhën poshtë mundësi të njëpasnjëshme, ku asnjë prej përpjekjeve nuk e shqetësuan Guillermo Ochoan.
Dhe, siç thuhet, “kur nuk jep gol atëherë merr”: Candreva e ka barazuar rezultatin në çastet e fundit të ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje, Inter gjendet në vendin e katërt me pesëdhjetë e një pikë, kurse Salernitana në vendin e pesëmbëdhjetë me njëzet e nëntë pikë.
Interi tani e kthen vëmendjen te Champions League, ku të martën në “Estadio da Luz” i pret skuadra portugeze në formë, Benfica.