FB
ë enjten do të zhvillohet ndeshja e pestë finale mes Trepçës dhe Pejës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, nga ora 20:00.
Ndeshja pritet të jetë tejet interesante për faktin se skuadra fituese do të shpallet edhe kampione e Kosovës për këtë sezon.
Biletat për këtë finale kanë nisur të shiten sot, teksa interesimi është i jashtëzakonshëm.
“Jepi Zë” ka publikuar disa fotografi nga radhët e krijuara para dyqanit zyrtar të klubit mitrovicas.