E Premte, Qershor 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Injorohet Ministria e Drejtësisë, përmbaruesit nuk do t’i zhbllokojnë llogaritë e prindërve

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Oda e Përmbaruesve Privat ka thënë se nuk do t’i zhbllokojë llogaritë bankare të disa prindërve, siç kërkoi Ministria e Drejtësisë, për të mundësuar që ata të pranojnë mjetet nga Qeveria për blerjen e teksteve shkollore. Udhëzuesin e MD-së, Oda e ka quajtur populist dhe tendencë për fitim votash, ndërsa njohësit e rrethanave të drejtësisë e vlerësojnë pa fuqi detyruese.

Ani pse sigurimi i mjeteve për tekstet shkollore i takon Ministrisë së Arsimit e edhe procedurat se si do të shpërndahen paratë i ka marrë përsipër ky dikaster, prapë pak punë i doli edhe Ministrisë së Drejtësisë.

Shqetësimin e qytetarëve se paratë për librat s’do të mund t’i marrin prindërit që i kanë llogaritë bankare të bllokuara, ministrja Albulena Haxhiu tentoi ta shuajë me një udhëzues.

Në formë të një shkrese, ajo u kërkoi përmbaruesve që t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë, deri sa prindërit t’i tërheqin mjetet për librat.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer Odës së Përmbaruesve Privat. Kryetari i saj, Arben Gashi i ka thënë Televizionit Dukagjini se MD-ja po vepron kundërligjshëm dhe në formë populiste, duke konfirmuar se nuk mund ta pranojnë udhëzimin.

ADVERTISEMENT

“Praktikisht janë mundu me na nxjerrë para aktit të kryer, kjo është e para. E dyta, ky udhëzues nuk ka bazë ligjore, pra fare nuk parashihet mundësia e tillë, pra është i kundërligjshëm. Qëllimi i vetëm i tij është me i marrë disa vota prej njerëzve, kurrgjë tjetër, as nuk ka synim me i ndihmu kurrgjë hiç”.

“Përmbaruesit kanë me vepru sipas ligjit, dhe sipas ligjit janë të përcaktuara procedurat se kur bllokohen dhe kur zhbllokohen llogaritë. I lusim qytetarët të mos bien pre e dokumenteve të tilla politike”, ka thënë Gashi.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se kërkesa e MD-së nuk ka fuqi detyruese.

“Në rastin konkret, pa pasur një akt të tillë administrativ të Odës së Përmbaruesve Privat, nuk mund të lejohet qasja dhe shfrytëzimi i plotë nga ana përfituesve të subvencionimit të librave, të cilët kanë kufizime paraprake nga përmbaruesit. Pra, në rastin konkret, edhe pse nuk kemi informata të qarta sesi është destinuar pagesa nga ana e MASHT-it për nxënësit, në bazë të asaj që shihet në platformën E-Kosova, ku thuhet “Aplikim – tekste dhe materiale shkollore”, kjo mund të klasifikohet në kuadër të definimit që ligji e njeh si “të ardhura në bazë të ndihmës studentëve dhe nxënësve”, e që Ligji për Procedurën Përmbarimore e përcakton kufizimin e përmbarimit edhe për këto raste”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në udhëzuesin e MD-së thuhet se në asnjë rrethanë nuk ka tendencë për cenim të pavarësisë ligjore të përmbaruesve, veçse udhëzim të drejtë për situatën aktuale.

TË NGJASHME

Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

2025-06-12
Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare

Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare

2025-06-12
Kosova shënon Ditën e Çlirimit

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

2025-06-12
Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

2025-06-03
Next Post
Dodë Gjergji: Krejt popujt e botës do të donin të kishin një Nënën Terezë

Dodë Gjergji: Krejt popujt e botës do të donin të kishin një Nënën Terezë

Related Post

Ekspertja: Turistin nga Kosova duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde çmimesh

Ekspertja: Turistin nga Kosova duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde çmimesh

2023-03-27
Haradinaj i përgjigjet VV’së për Urën e Ibrit: A po synoni ta ndani në dysh atë pjesë apo si e keni hallin

Haradinaj i përgjigjet VV’së për Urën e Ibrit: A po synoni ta ndani në dysh atë pjesë apo si e keni hallin

2024-08-16
Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër ditë zie në Kosovë

2023-02-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

1 DITE MË PARË
Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare

Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare

1 DITE MË PARË
Kosova shënon Ditën e Çlirimit

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

1 DITE MË PARË
Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

1 JAVË MË PARË
Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

1 JAVË MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

1 JAVË MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

1 JAVË MË PARË
Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

2 JAVË s MË PARË
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

3 JAVË s MË PARË
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL