F.B.
Ardit Zymberi, 19-vjeçari që humbi jetën mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Vushtrri, ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica.
Klubi, përmes një telegrami ngushëllimi, ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjen Zymberi dhe shoqërinë e të ndjerit.
“Në orët e vona të natës së së dielës morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit tonë, Ardit Zymberi, i cili humbi jetën në ngjarjen e mbrëmshme në qytetin e Vushtrrisë.
Në emër të Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe të gjithë miqve e shoqërisë së Arditit.
Raste të tilla kërkojnë përkushtim që të mos ndodhin më, pasi dhimbja që lënë pas është e madhe”, thuhet në njoftimin e klubit.