sh-kryenegociatori kosovar, Skender Hyseni ka thënë se Kosova nuk ka mundur që t’i ikë assesi dialogut me Serbinë.
Hyseni ka treguar një ngjarje për kohën kur ishte koordinator për bisedimet me Serbinë në vitin 2010, kur edhe u vendos që dialogu të lehtësohet nga BE-ja.
“Kosova nuk ka mundur t’i ikë assesi dialogut. Unë e kam koordinuar dhe udhëhequr procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010 e kam marrë mendimin e këshillëdhënës të gjykatës, korrik-gusht-shtator. Dy muaj pas është aprovuar një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e sponsorizuar nga të gjitha vendet e BE-së, ku ftojnë për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili do të lehtësohet nga BE-ja”, tha ai në TëVë.
Hyseni ka thënë se në OKB kanë dashur që ta nxjerrin e ta gjuajnë për dritare nga kati i 20.