Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një reagim ndaj qëndrimeve të analistëve në studiot televizive pas arritjes së marrëveshjes Kosovë -Serbi mbrëmë në Ohër. Sipas Ferajt, ata që po thonë se Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën janë “anti -albinë”.
Feraj në postimin e tij lë të kuptohet se s’ ka Zajednicë në aneks duke e përmendur mosnënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Vuçiq.
“Përmbledhtas, anti-albinët po thonë:
Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën, prandaj Vuçiqi nuk e nënshkroi marrëveshjen që i siguronte serbëve krijimin e Zajednicës në Kosovë!”, thuhet në postimin e Ferajt, që e ka shpërndarë anëtari tjeter i VV’së së Tiranës Elvis Hoxha.