E Hëne, Shtator 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

4 ORË MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj asaj që ajo e quan tentativë të Kryeministrit Albin Kurti për të shkatërruar themelet e Republikës së Kosovës dhe për të ndërtuar një “Republikë të Tretë”, ku shteti vihet në shërbim të partisë dhe të liderit të saj.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajrami ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shënuar rekorde në dështime dhe se projekti i kryeministrit për një republikë të re do të dështojë, pasi, sipas saj, qytetarët nuk do të lejojnë cenimin e Republikës së shpallur më 17 Shkurt 2008 – një republikë që, siç thotë ajo, Kurti ende nuk e ka njohur realisht.

Ajo ka komentuar edhe mandatin e ri të Kurtit si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar si një “cirk politik” dhe duke akuzuar partinë në pushtet se respekton vendimet e gjykatave vetëm kur i shkojnë për shtat. Bajrami ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas saj, në takimin e Vetëvendosjes u duartrokitën “gënjeshtra të pastra” për arritjet e qeverisë pesëvjeçare.

“Kurti foli për Republikën e ‘Tretë’ – një republikë pa gjykata, ose me gjykata që pasqyrojnë përbërjen e parlamentit. Një republikë ku vendimet e gjykatave merren vetëm pasi të aprovohen nga Albin Kurti,” ka deklaruar Bajrami.

Sipas saj, një republikë e tillë është një rrezik për sistemin demokratik dhe sundimin e ligjit. “Republika e tretë e Kurtit nuk do të bëhet asnjëherë. E Republika jonë shpëton vetëm duke e dërguar Kurtin në shtëpi,” ka përfunduar ajo.

Në fund të reagimit të saj, Bajrami ka listuar edhe disa prej asaj që i ka quajtur gënjeshtra të Kurtit dhe të vërtetat që, sipas saj, ai i ka shtrembëruar gjatë fjalimit të fundit para anëtarëve të partisë së tij:

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Kemi menaxhuar mirë me pandeminië COVID-19

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Me pikun e pandemisë ka menaxhuar Qeveria Hoti. Ne në atë kohë hapëm ekonominë të cilën Kurti e kishte mbyllur, ndihmuam bizneset dhe pos mjeteve buxhetore vendosëm 200 milionë euro në treg, para këto të qytetarëve. Në aspektin shëndetësor, shtuam buxhetin për barna dhe rritëm stafin shëndetësor. Qeveria Kurti do të mbahet mend që ka kthyer mbrapa 7 milionë euro donacione për vakcina dhe i ka financuar ato nga buxheti i shtetit vetëm për të blerë nga furnizuesi i preferuar.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E kemi menaxhuar shkëlqyeshëm krizën energjetike dhe rritjen e kostos së jetës.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Qeveria Kurti do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe korrupsion galopant në sektorin e energjisë. Gjatë mandatit të tij kemi pasur tre herë rritje të çmimit të energjisë për të gjithë shpenzuesit e herën e fundit mbi një mijë bizneseve u është rritë energjia për 300%. Gjatë mandatit të Kurtit sektori me profitabil në Kosovë është sektori i tregtimit të energjisë dhe tani njerëz të afërt me Kurtin merren me këtë biznes e disa janë nëpër gjykata e nëpër hetime të Prokurorisë. Mos ta harrojmë se nën qeverisjen e Kurtit ne qytetarët e këtij vendi kemi paguar deri në 800 Euro për transportin e një MWh – vetëm për transport. A është ky menaxhim i shkëlqyeshëm? Natyrisht se jo!

E sa i përket rritjes së kostos së jetesës, në Qeverinë Kurtit ka ndodhë rritja me e madhe e çmimeve në histori të këtij vendi, derisa inflacioni në kumulativ nga viti 2021 deri me sot i afrohet në 20%, shporta bazë e konsumit është rritë mbi 60%. Sot, problemet kryesore të qytetarëve janë çmimet e artikujve ushqimor dhe çmimi i energjisë elektrike. Qeveria në kurriz së rritjes së çmimeve ka rritë të hyrat buxhetore, të cilat i ka shpërnda si lëmoshë pa kriju asnjë efekt multiplikues në ekonomi.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢:Kemi menaxhuar sfidat e sigurisë.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Rezultat i këtij menaxhimi që Kurti e quante të shkëlqyeshëm Kosova është në masa ndëshkuese: janë dhjetëra projekte që është dashur të financohen komplet nga donacionet të cilat janë pezull që nga viti 28 qershori i viti 2023 dhe janë qindra miliona euro ani pse të destinuara për Kosovë, e Kosova nuk ka qasje siç janë fondet e Planit të Rritjes krejt kjo si rezultat i menaxhimit të shkëlqyshëm të Kurtit. Mos të flasim për dëmet politike dhe imazhin e Kosovës gjithandej në botë.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Ekonominë e kemi marrë nën 7 miliardë euro dhe sot e kemi mbi 10 miliardë euro.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Pjesa me e madhe e rritjes ekonomike vije si rezultat i rritjes së çmimeve dhe sa i përket punësimit gjithashtu Kurti gënjeu prapë, sepse NUK JANË 430 mijë të punësuar. Në qeverisjen e Kurtit kemi pasë ikjen me të madhe të fuqisë punëtore, sot sfida e dytë e bizneseve pas çmimit të energjisë elektrike është mungesa e punëtorëve.

Ndërsa rritja e pagës minimale ka ndodhë, por ajo ka mbetur vetëm vendim i Kurtit, besoj të gjithëve na kujtohet greva e grave të shërbimit të pastrimit të ndërtesës së Kuvendit, ajo grevë ka ndodhë pasiqë Albin Kurti ka marrë vendim ta rrisë pagën minimale. Nëse doni ta dini efektin e vendimit të Albin Kurtit pyesni se ku janë sot ata gra, shumica janë pa puna, sepse ato kërkuan nga punëdhënësi që t’ua ngriste pagën konform vendimit të Kurtit.

Kurti gjithashtu tha se kemi dyfishim të eksportit, që në pjesën me të madhe është rritje e vlerës monetare për shkak të inflacione jo rritje e sasisë së eksportit, por ai këtu nuk po përmend se deficit tregtar ka shënuar rekord, më i larti në historinë e Kosovës 5.4 miliardë euro në vitin 2024 e 2025 ka përkeqësim të në krahasim me 2024.

Po, Kurti ka dhënë shtesa për fëmijë e nëna lehona, sepse nuk ka investu as në arsim dhe as në shëndetësi, andaj paratë e mbledhura nga qytetarët në kurriz të çmimeve dyfish tani i kthen për të blerë vota dhe paqe sociale.

Nënave lehona nuk u ndërtoi çerdhe për fëmijët siç kishte premtuar e mashtruar se do të ndërtonte 160 çerdhe.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E shtuam fuqishëm mbështetjen për ndërmarrjet në sektorin privat.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Subvencionet për ndërmarrje private kanë qenë me të ulëtat si pjesëmarrje e buxhetit total, nuk ka pasë asnjë reformë fiskale dhe asnjë reforme për përmirësim të ambientit të biznesit e nëse ndërmarrjeve kanë pasë mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim u është rritë çmimi i energjisë 300%, kjo është ndihma që u ka dhënë ndërmarrjeve. Kur jemi të program superpuna edhe njëherë ja rikujtojmë Kurtit që vetëm me viza puna punga nga Kosova po ikin mbi 35 mijë punëtorë në vit.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Investimet publike kapitale i rritëm në nivel rekord

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, investimet kapitale të nivelit qendror të vitit 2022 dhe 2023 janë më të ulëta se ato të vitit 2017 e 2018, shto këtu edhe normën e inflacionit që ka ndodhë. Kurti nuk ka përfunduar asnjë projekt kapital, nuk ka asnjë rrugë, asnjë urë dhe asnjë projekt me të cilin qeveria e tij do të mbahet mend.

Po u a rikujtoj së në buxhetin e vitit 2025 janë të aprovuara mbi 950 milionë investimet kapitale dhe deri me 1 gusht, sipas Ministrisë së Financave nga niveli qendror janë shpenzuar vetëm 167 milionë Euro.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Rritëm pagat në sektorin publik, pensionet e ndihmat sociale.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Të gjitha rritjet duke filluar nga ajo 6 euro e 80 cent e tutje nuk e indeksojnë pagën as pensionin për normën e inflacionit. Pyesni qytetarët që shkojnë çdo ditë në treg për të blerë ushqime dhe ju tregojnë a i ka rritë dhe sa i ka rritë pagat e pensionet Kurti.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Zbatuam drejtësi dhe ligjshmëri, luftuam krimin dhe korrupsionin.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Kurti gjysmën e Kabinetit i ka nën hetime, gjatë mandatit kanë nënshkruar mbi 2500 kontrata njëburimore që janë burim korrupsioni dhe kanë lidhje me mafinë energjetike

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E bëmë Kosovën ndër tri shtetet me progresin me shpejtë për reformat në drejtësi.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Janë dy reforma që i ka bë Albulena: një që ju mundëson të burgosurve të arratisën dhe tjetra ju mundëson të dënuarve për vepra të rënda të kryejnë burgun nga shtëpia.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E kemi ndërpre me sukses keqpërdorimin e skajshëm në ndërmarrje publike dhe nga ndërmarrje që operonin me humbje e me mbipunësim partiak, shumicën e tyre ndihmuam të shënojnë rezultate pozitive.

ADVERTISEMENT

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Ndërmarrjet Publike asnjëherë më shumë se sot nuk kanë vuajtë nga punësimet partiake, mjafton të shihni ratin e KEK-ut, rastin e Ujësjellësit. Ndërsa, sa u përket rezultateve të Ndërmarrjeve Publike sipas Zyrës Kombëtare të Auditorit këto ndërmarrje e kanë mbyllë vitin me 70 milionë fitim, po mbi 190 milionë i kanë borxhet afatshkurtëra dhe 375 milionë borxhe afatgjate. A është sukses ky?

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Falë reformave në drejtësi morën liberalizimin e vizave.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti ja kanë vonu Kosovës 7 vjet liberalizimin e vizave me gaz e mollotov mbi Kuvend dhe Institucione të tjera shtetërore.

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Në secilën fushë shënuam rekorde të suksesit.

𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: 𝐑𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐞̈𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐩𝐨𝐭𝐢𝐳𝐞̈𝐦, 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭, 𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝𝐞 𝐬𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐨.

TË NGJASHME

Ilir Ferati kryeson me 69 premtime të përmbushura në Istog sipas raportit të GAP

Ilir Ferati kryeson me 69 premtime të përmbushura në Istog sipas raportit të GAP

2025-09-08
Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

2025-09-08
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Kosovës

Nuk ka pritje në pikat kufitare të Kosovës

2025-09-08
Mot me diell deri të mërkurën, më pas reshje dhe ulje temperaturash

Mot me diell deri të mërkurën, më pas reshje dhe ulje temperaturash

2025-09-08

Related Post

MINT ka pranuar mbi 100 ankesa të qytetarëve ndaj operatorëve kabllor

MINT ka pranuar mbi 100 ankesa të qytetarëve ndaj operatorëve kabllor

2024-01-05
Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

2025-09-03
VV abstenon, nuk kalon rezoluta për mbështetjen financiare të policisë

VV abstenon, nuk kalon rezoluta për mbështetjen financiare të policisë

2023-11-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

4 ORË MË PARË
Ilir Ferati kryeson me 69 premtime të përmbushura në Istog sipas raportit të GAP

Ilir Ferati kryeson me 69 premtime të përmbushura në Istog sipas raportit të GAP

4 ORË MË PARË
Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

9 ORË MË PARË
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Kosovës

Nuk ka pritje në pikat kufitare të Kosovës

9 ORË MË PARË
Mot me diell deri të mërkurën, më pas reshje dhe ulje temperaturash

Mot me diell deri të mërkurën, më pas reshje dhe ulje temperaturash

10 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

10 ORË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

4 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

4 DITË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

4 DITË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL