Haxhi Krasniqi është pritur këtë të hënë në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
I pari i kryeqytetit i dhuroi boksierit nga Kosova “Hyjneshën në Fron”, simbolin e vërtetë të qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu siç e vlerësoi edhe Krasniqin, shkruan Gazeta Express.
Rama e falënderoi “Robinin” për siç tha ai, që e ka vënë vendin tonë në hartat botërore.
Postimi i plotë nga Rama:
“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.
Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm.
Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja
Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!
Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”.