Një e artë dhe tri të bronzta ishte bilanci i medaljeve që ekipi kosovar në xhudo fitoi në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt sot në Prishtinë
Akil Gjakova ishte kryefjala e këtij kampionati, duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Përveç tij, medalje të bronzta fituan edhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena.
E nga afër këtë Kampionat e përcolli edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili iu gëzua suksesit të sotëm të xhudistëve kosovarë.