E Shtunë, Korrik 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Hovenier i përgjigjet Kurtit që i cilësoi naive deklaratat e Sekretarit Blinken

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se vendimi për të përdorur forcë për të hyrë në ndërtesat komunale në veri është marrë kundër këshillave të SHBA-së dhe BE-së.

Kurti ishte shprehur i pakënaqur për këtë deklaratë, duke e cilësuar si “tolerim” të Vuçiqit. Ai tha se kjo deklaratë është “e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.

Hovenier tha se ShBA-ja nuk është e keqinformuar për Kosovën.

ADVERTISEMENT

“Komenti im është se në atë çast, ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se është me rëndësi të pranohet kjo. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët jemi të keqinformuar ose naivë. Mendoj se kemi kuptim të mirë të motiveve dhe veprimtarisë dhe veprimeve të aktorëve këtu. Por, qëllimi ynë është i qartë: duam të shohim Kosovën duke ecur përpara në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik”,ka thënë Hovenier.

Ai ka deklaruar se ShBA-ja dëshiron që ta shohë Kosovën në rrugën evropiane dhe të ecë para në rrugën e saj euroatlantike dhe evropiane.

“Duam të shohim Kosovën duke marrë vendin e saj në familjen në Evropë. Rruga për të bërë këtë ka qenë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është dëmtuar, penguar nga pikat e nxehta – më e fundit është jashtëzakonisht brengosëse për shkak të situatës në veri. Duam t’i tejkalojmë pikat e nxehta; të vijojmë me punën e vështirë për zbatimin e marrëveshjes së mirë të arritur dhe përfunduar në shkurt, me aneksin për zbatim të marrëveshjes të marsit në Ohër”.

“Presim që të dyja palët ta zbatojnë plotësisht. Duam të punojmë bashkërisht për këtë sepse është punë e vështirë për tu kryer. Më duhet të shtoj këtu se për Kosovën kjo do të thotë të kryejë punën e vështirë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për Serbinë që t’i zbatojë dispozitat për të cilat është pajtuar në marrëveshje. Por, po kalojmë shumë kohë duke u marrë me pikat e nxehta në veri dhe duam t’i tejkalojmë ato. Nuk mendojmë se kjo është pikëpamje naive, mendojmë se është pikëpamje prej burrështetasi”,ka thënë Hovenier. /Klan Kosova

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Trazirat pas vrasjes së 17-vjeçarit, Franca në “shtetrrethim” me 40 mijë policë në rrugë

Trazirat pas vrasjes së 17-vjeçarit, Franca në “shtetrrethim” me 40 mijë policë në rrugë

Related Post

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

2023-02-07
Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

2024-05-15
Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

2024-10-18

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

1 JAVË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

1 JAVË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

1 JAVË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

1 JAVË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

1 JAVË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL