Ish- kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se ishte kënaqësi që ti presim në takim së bashku me anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë -Izrael, ambasadoren e Izraelit,znj. Tamara Ziv dhe me drejtorin për vendet e Ballkanit,përfshirë edhe Kosovën, ambasadorin Dan Oryan.
Hoti tha se takimin e filluam me urimin për festën Hanukkah dhe urova që kjo festë ti gjej të lumtur dhe të bashkuar të gjithë besimtarët.
Në këtë takim biseduam për arritjet që kemi bërë nga njohja e pavarësisë Republikës së Kosovës nga Izraeli dhe deri te arritjet konkrete të njohjes që kanë rezultuar me binjakëzim të komunave, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.