Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim në Facebook ka komentuar vendimin për shtesat e policëve.
Ai shkruan se këto shtesa janë me vonesë dhe janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme.
Postimi i plotë:
Shtesat për zyrtarët e policisë, të propozuara nga Kurti pas 10 muajve vonesë, janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme. Kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë kombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.