Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar marrëveshjen e planit evropian që akoma nuk është nënshkruar, por palët, Kosova dhe Serbia kanë pasur dakordancë.
Hoti thotë se pika 2 parasheh “kapërcimin e trashëgimisë së kaluar”.
Ndërkaq pika 4 thotë se “pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.
“Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?! “… pa paragjykuar …. çështjet e statusit”?!“, ka shkruar Hoti në Facebook duke shprehur çudi për këto pika.
Të hënën në Bruksel është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Takimi radhës pritet të zhvillohet në muajin mars.