Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë për bllokim të projekteve kapitale në të gjithë Kosovën, duke thënë se dëmet për qytetarët dhe nga vonesa në projekte, prekin shifrën 1 miliard euro.
“Dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve, një shifër që shkon në 1 miliard euro. Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.