F.B.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se gjatë këtij viti s’ka pasur asnjë avancim në prokurimin publik.
Hoti në Facebook, ka shkruar se prokurimi publik është karakterizuar me bllokadë në shqyrtimin e lëndëve, tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve, diskriminim ndaj operatorëve, ndryshim joligjor të rregullores së punës dhe mungesë transparence në shqyrtimin e ankesave.
Ai ka listuar dhjetë vërejte nga monitorimi i punës së Organit Shqyrtues të Prokurimi gjatë këtij viti.