Holanda e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
“Tulipanët” triumfuan 1:2 ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë të grupit D, ndeshje kjo që u zhvillua në “Volksparkstadion” të Hamburgut me kapacitet mbi 57 mijë ulësesh.
Polakët kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të kur Buksa realizoi pas asistimit të Piotr Zielinskit.
Buksa startoi në sulm në vend të Robert Lewandowskit që nuk arriti të rikuperohej me kohë
Holanda e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
“Tulipanët” triumfuan 1:2 ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë të grupit D, ndeshje kjo që u zhvillua në “Volksparkstadion” të Hamburgut me kapacitet mbi 57 mijë ulësesh.
Megjithatë, Cody Gakpo arriti të barazonte rezultatin në minutën e 29-të të takimit, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Polakët patën më shumë nga loja në pjesën e dytë, megjithatë goli i vetëm dhe i fitores u shënua nga Holanda.
Pas vetëm dy minutash që u inkuadrua në lojë, Wout Weghorst arriti të realizonte për 1:2 dhe një fitore ë madhe të ekipit të drejtuar nga Ronald Koeman.