U hodh të mërkurën në Nyon të Zvicrës shorti për “Final Four” të Nations League, aty ku Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja mësuan përballjet e tyre respektive.
Spanja ishte e para që mësoi kundërshtarin e saj teksa përballë iberikasve do të jetë Italia, sfidë që do të luhet më datë 14 qershor në Enschende.
Një ndeshje e cila u zhvillua edhe në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Nations League, aty ku spanjollët fituan me rezultatin 1-2 teksa tashmë axurrët kanë mundësinë e hakmarrjes
Ndërkohë, gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Kroacisë dhe Holandës më datë 15 qershor.
Kujtojmë se ndeshjet finale të eventit do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më datë 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.
Është tashmë e përcaktuar që Holanda do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë në Rotterdam në stadiumin me 51.117 vende të De Kuip, po ashtu siç është vendosur që po në Rotterdam të luhet edhe finalja e madhe.